Lidhje

Sekretari i mbrojtjes Rumsfeld jep urdhër për rishikimin e planeve të luftës - 2002-10-13


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se i ka dhënë urdhër komandantëve rajonalë ushtarakë të rishikojnë planet e luftës për të bërë të mundur një ndërhyrje më të shpejtë në raste krizash në botë.

Zoti Rumsfeld i tha gazetës New York Times, në një intervistë të botuar të djelën, se planet e reja të luftës do të shfrytëzojnë përdorimin e armëve me precizion të lartë, informacionin më të mirë të zbulimit dhe një dislokim të shpejtë forcash.

Sekretari Rumsfeld thotë se planet e reja do ta lejojnë ushtrinë të bëhet gati më shpejt në rast marrjeje të urdhërit dhe të ndërhyjë me më pak trupa se sa mendohej para sulmeve të 11 shtatorit vitin e kaluar.

Gazeta New York Times shkruan se kjo doktrinë e re është tashmë duke u dhënë formë planeve të një lufte të mundshme me Irakun.

Gazeta shkruan se planet e reja për një mobilizim më të shpejtë do t’i jepnin presidentit Bush më shumë kohë për ta zgjidhur krizën me mjete diplomatike dhe do t’i lejonte presidentit të jepte urdhër për fillimin e ndërhyrjes që këtë dimër në Irak. Dimri është sezoni më i përshtatshëm për një fushatë ushtarake në shkretëtirë. //az//

XS
SM
MD
LG