Lidhje

OSBE-ja i bën thirrje  Serbisë të ndryshojë ligjin për zgjedhjet - 2002-10-14


Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë i bëri thirrje Serbisë të ndryshojë ligjin, sipas të cilit zgjedhjet e djeshme presidenciale u shpallën të pavlefshme për shkak të pjesëmarrjes së ulët.

OSBE-ja tha të hënën se kërkesa që të paktën 50 përqind e zgjedhësve duhet të marrin pjesë në votim, mund të çojë në një krizë kushtetuese, e shkaktuar nga një sërë përpjekjesh të pasuksesshme për zgjedhjen e një presidentit të ri.

Presidenti jugosllav, Vojislav Kostunica, fitoi 67 përqind të votave në zgjedhjet e së dielës në garën me zëvendës-kryeministrin e Serbisë, Miroljub Kabus, por zgjedhjet u shpallën të pavlefshme për shkak se në votim morën pjesë vetëm rreth 45 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.

I gjithë procesi i zgjedhjeve duhet ndryshuar. Zoti Koshtunica u zotua të hënën të luftojë për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve në Serbi.//kk//

XS
SM
MD
LG