Lidhje

Koshtunica: Përsëritja e zgjedhjeve, për faj të procedurave të vjetra - 2002-10-14


Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale të Serbisë, në të cilat presidenti jugosllav, Vojislav Kostunica, fitoi shumicën e votave, u shpall i pavlefshëm për shkak se në votim morën pjesë më pak se 50 përqind të zgjedhësve.

Zoti Koshtunica u tha gazetarëve në Beograd se procedurat e vjetra dhe të paarsyeshme të Serbisë ishin një nga shkaqet për dështimin e zgjedhjeve të djeshme.

Udhëheqësi jugosllav mundi shumë lehtë rivalin e tij, ekonomistin reformist Miroljub Labus, duke fituar mbi dy të tretat e votave, por në raundin e djeshëm morën pjesë vetëm rreth 45 përqind të votuesve. I gjithë procesi i zgjedhjeve do të përsëritet brenda këtij viti.//kk//

XS
SM
MD
LG