Lidhje

Al-Xhazira thotë se Bin Laden përshëndet sulmet e fundit - 2002-10-14


Rrjeti televiziv Al-Xhazira me bazë në Katar transmetoi atë që e cilëson si deklaratë të udhëheqësit terrorist të al-Kaidës, Osama bin Laden, në të cilën përshëndeten sulmet e javës së kaluar kundër marinsave amerikanë në Kuvajt dhe anijes cisternë franceze në afërsi të bregdetit të Jemenit.

Në deklaratë u shprehen urime myslimanëve që kryen sulmin në Kuvajt kundër atyre që cilësohen si forca pushtuese dhe agresive dhe shpërthimin kundër anijes cisternë të naftës, e cila cilësohet si litarthi kërthizor i të krishterëve.

Në deklaratë u bëhet thirrje myslimanëve të luftojnë kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Zyrtarët amerikanë nuk janë të sigurt nëse Osama bin Ladeni është gjallë apo i vdekur dhe se nuk ka mundësi të konfirmohet vërtetësia e deklaratës që thuhet se është bërë nga udhëheqësi terrorist.//kk//

XS
SM
MD
LG