Lidhje

Kërkimi për snajperin hyn në ditën e 13-të - 2002-10-14


Në zonën e Washingtonit, operacioni masiv i kërkimit për një snajper që ka goditur 10 njerëz me armë zjarri, hyri në ditën e 13-të.

Tetë nga 10 viktimat e goditura kanë vdekur dhe dy janë plagosur, përfshirë një djalë 13 vjeçar.

Shefi i policisë së qarkut Mongomeri të shtetit Marlyland, Charles Moose, tha se autoritetet po bëjnë përparim në procesin hetimor, por nuk dha hollësi të tjera.

Policia dhe punonjës të FBI-së po shqyrtojnë më shumë se 1 200 të dhëna.

Zoti Mooose tha se përveç linjës së posaçme telefonike dhe adresës elektronike, policia ka caktuar edhe një adresë të posaçme postare për çdo person që ka informacion lidhur me këtë çështje.

Shpërblimi për informacion që çon në arrestimin e vrasësit është tani 500 mijë dollarë.//kk//

XS
SM
MD
LG