Lidhje

Indonezi: një ekip australiano-indonezian do të hetojë shpërthimet në Bali - 2002-10-15


Indonezia dhe Australia kanë rënë dakord të krijojnë një ekip të përbashkët për të hetuar shpërthimet e ditës së shtunë në ishullin turistik të Balit, që shkaktuan vdekjen e të paktën 180 vetave. Ministri i Jashtëm australian, Aleksandër Downer, e bëri këtë njoftim pas bisedimeve në Xhakarta me presidenten indoneziane, Megawati Sukarnoputri. Qeveria indoneziane dhe zyrtarë amerikanë shprehin mendimin se shpërthimet kanë lidhje me rrjetin terrorist al-Kaida. Gazeta New York Times shkruan se njoftohet që zyrtarët amerikanë e kishin paralajmëruar Xhakartën para sulmeve të ditës së shtunë se një grup terrorist i lidhur me al-Kaidën po planifikonte sulme në Indonezi. Njoftohet se paralajmërimi i fundit amerikan ishte bërë një ditë para shpërthimeve në ishullin Bali. //AD//

XS
SM
MD
LG