Lidhje

Plagosen katër vetë në Bregun Perëndimor - 2002-10-15


Policia izraelite thotë se të paktën katër veta u plagosën në sulmin kundër një autobusi në një qytet verior në afërsi të Bregut Perëndimor.

Nuk është ende e qartë nëse ky incident ishte sulm me armë zjarri apo shpërthim.

Ndërkohë, kryeministrit izraelit, Ariel Sharon, mbërriti në Washington, ku do të takohet të mërkurën me presidentin Bush.

Para se të largohej nga Izraeli, zoti Sharon u bëri thirrje palestinezëve të zëvendësojnë udhëheqjen e tyre despotike, siç u shpreh ai, me atë që ai e cilësoi si qeveri të paqes.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Binyamin Ben-Eliezer, tha se kanë filluar përpjekjet për tërheqjen e trupave izraelite nga të paktën një zonë palestineze e Bregut Perëndimor. Izraeli i tërhoqi forcat nga qyteti Bethlehem në muajin gusht.//kk//

XS
SM
MD
LG