Lidhje

Indonezi: gati dekreti për luftë të ashpër kundër terrorizmit - 2002-10-16


Në Indonezi, presidentja Megawati Sukarnoputri po përgatitet të nënshkruajë një dekret urgjent që do ta lejonte qeverinë e saj të ndërmarrë një fushatë të ashpër kundër grupeve ekstremiste.

Ky hap ndërmerret si rrjedhim i shpërthimeve të ditës së shtunë në ishullin turistik të Balit. Ministri i Jashtëm, Hasan Wirayuda, tha se dekreti do t’i jepte presidentes Megawati autoritetin të zbatojë një ligj mbi luftën kundër terrorizmit që është bllokuar për muaj të tërë në parlamentin indonezian.

Dy vende fqinje të Indonezisë, Malajzia dhe Singapori, kanë përdorur ligje të brendshme për të arrestuar anëtarë të grupit Xhemah Islamije që dyshohet se ka lidhje me rrjetin terririst, al-Kaida. Xhakarta mendon se al-Kaida kishte gisht në shpërthimet në ishullin Bali.//kk//

XS
SM
MD
LG