Lidhje

Shefi i UNMIK-ut për vizitë në Beograd - 2002-10-16


Kryeadministratori i OKB-së në Kosovë, Michael Steiner mbërriti të mërkurën në Beograd për bisedime me zyrtarët më të lartë të vendit.

Ai u takua edhe me patriarkun e kishës orthodokse serbe, Pavle dhe me ambasadorët e vendeve anëtare të Grupit të tetëshes.

Ky është kontakti i tretë brenda një jave që zyrtarët më të lartë të UNMIK-ut po bëjnë me zyrtarët serbë të Beogradit dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Qëllimi kryesor e këtyre bisedimeve është për t’i bindur ata që të dalin në zgjedhjet vendore të Kosovës që do të mbahen më 26 tetor.

Në Beograd ndodhen edhe udhëheqësit e koalicionit të serbëve të Kosovës për t’u takuar me Presidentin e Jugosllavisë, Vojisllav Koshtunica. //kk//

XS
SM
MD
LG