Lidhje

Kalendari Historik 13 tetor - 2002-10-16


Më 13 tetor të vitit 1792, presidenti George Washington vendosi në mënyrë ceremoniale gurin e parë në themelin e ndërtesës, e cila do të bëhej rezidenca zyrtare e presidentëve të Shteteve të Bashkuara. Arkitekt i ndërtesës, e cila u quajt ”Pallati i Presidentit”, ishte emigranti irlandez James Hoban, Ndihmësi tij ishte Benjamin Latrobe nga Pensilvania. Projekti ishte i ngjashëm me Pallatin e Dukës së Leinsterit, në Irlandë. Presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara, John Adams, ishte banori i parë i Shtëpisë së Presidentit në vitin 1800. Që nga ajo kohë, të gjithë presidentët amerikanë kanë jetuar në këtë rezidencë. Ndërtesa origjinale u dogj nga trupat britanike gjatë luftës së vitit 1818. Pasi u rindërtua dhe James Hoban urdhëroi që ndërtesa të lyhej me të bardhë, asaj iu dha emri që ka sot, ”Shtëpia e Bardhë”. Shtëpia e Bardhë është ndërtesa më e lashtë publike e Washingtonit. Ajo shërben jo vetëm si shtëpi banimi dhe zyrë e presidentit, por edhe si muzeum i presidentëve amerikanë. Çdo vit Shtëpia e Bardhë vizitohet nga rreth 1 milionë e gjysëm turistë.

Më 13 tetor të vitit 1985, shkencëtarët në Laboratorin Kombëtar Fermi të Departamentit të Energjisë aktivizuan përshpejtuesin e grimcave bërthamore më të fuqishëm të botës në atë kohë. I vendosur nën tokë në shtetin Illinois, përshpejtuesi kishte një diametër prej 6 kilometrash. Ai përdor manget të fuqishëm për t’u rritur shpejtësinë pjesëzave të atomit, afërsisht me shpejtësinë e dritës. Nga shkatërrimi i protoneve u çlirua një energji prej 1 trilion 600 miliardë voltësh. Kjo energji ishte tri herë më e madhe se energjia e krijuar nga pajisjet e mëparshme. Përshpejtuesi i ri i grimcave bërthamore ishte projketuar në mënyrë të tillë që t’u krijonte fizikanëve mundësinë e studimit të blloqeve bazë të materies me hollësi të pashembullta. Më vonë, në Zvicër u ndërtua një përshpejtues më i madh grimcash bërthamore.//ze//

XS
SM
MD
LG