Lidhje

Shqipëri-Kosovë: hapen dy pikëkalime të reja kufitare - 2002-10-16


Mes Shqipërisë dhe Kosovës u hapën të mërkurën dy pikëkalime të reja kufitare duke zgjeruar në këtë mënyrë komunikimin, lëvizjen e lirë dhe tregtinë e mallrave mes dy vendeve.

Aktualisht në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të hapura pesë pikë-kalime kufitare, ndërkohë që zyrtarët vendorë në qarkun e Kukësit thonë se po bëhen përpjekje për hapjen edhe të dy pikëkalimeve të reja me Kosovën dhe të një tjetri mes Tropojës dhe Malit të Zi. //kk//

XS
SM
MD
LG