Lidhje

Malajzi: arrestohen katër të dyshuar si ekstremistë - 2002-10-16


Në Malajzi, autoritetet arrestuan katër persona të dyshuar si anëtarë të një grupi ekstremist mysliman të Azisë juglindore që thuhet se ka lidhje me rrjetin terrorist al-Kaida.

Shefi i policisë malajziane, Norian Mai, tha se katër të arrestuarit janë anëtarë të grupit Xhemah Islamije.

Ai tha se njëri prej tyre kishte lidhje me grupin al-Kaida, kurse dy të tjerë ishin stërvitur në Afganistan.

Australia dhe Indonezia kanë pohuar se ka të dhëna se grupi Xhemah Islamije kishte gisht në shpërthimet e ditës së shtunë në ishullin turistik të Balit. Mirëpo, zoti Norian thotë se arrestimet nuk kanë të bëjnë me këtë incident.//kk//

XS
SM
MD
LG