Lidhje

Iraku mohon dhe mashtron lidhur me armët - 2002-10-17


Regjimi irakian i Saddam Husseinit është angazhuar në një fushatë intensive mohimi dhe mashtrimi. Kjo strategji ka tri objktiva.

Së pari, të mjegullojë të vërtetën për mosrespektimin nga Iraku të rezolutave të Kombeve të Bashkuara. Këto rezoluta kërkojnë nga Iraku të shkatërrojnë armët e veta kimike dhe biologjike, t’i japë fund programit të armëve bërthamore dhe të nxjerrë jashtë përdorimit raketat balistike me rreze mbi 150 kilometra. Iraku ra dakord t’i bënte këto në vitin 1991, pasi humbi Luftën e Gjirit Persik. Objektivi i dytë i Irakut është të sigurohet se Kombet e Bashkuara nuk mund të zbulojnë shtrirjen e plotë të armëve irakiane të shkatërrimit në masë dhe të programeve të raketave. Objektivi i tretë është parandalimi i Kombeve të Bashkuara që të eliminojnë programet e armëve kimike, biologjike, bërthamore dhe të raketave të Irakut.

Iraku i ndërton objektet e luftës biologjike në lagje të thella, të banuara, me qëllim që t’i fshehë ato. Iraku përdor gjithashtu kamionë dhe njësi të lëvizëshme prodhimi për të vazhduar kërkimet për armët e tij biologjike dhe për t’i fshehur ato në mënyrë më të sigurt. Në vitin 1991, një ispektor i Kombeve të Bashkuara për armët fotografoi makina që dilnin nga porta e prapme e një objekti për magazinimin e armëve në Falujah, ndërsa inspektorët ishin lënë në pritje në derën e përparme. Edhe sot kamionët civilë përdoren si objekte të lëvizëshme për magazinimin dhe prodhimin e armëve.

Iraku shfrytëzon objekte me përdorim të dyfishtë për të fshehur programet e prodhimit të armëve. Iraku ka ndërtuar një kompleks për armët kimike në al-Sharqat në veri-perëndim të vendit. Qeveria britanike ka thënë se ky kompleks përdoret për të prodhuar acid nitrik, që mund të përdoret për lëndë shpërthyese, për karburant raketash, për rafinimin e uraniumit që nevojitet për prodhimin e armëve bërthamore.

Iraku ka një histori të tërë deklaratash falso. Para viti 1998, Iraku kishte bërë shtatë të ashtuquajtura deklarata të plota dhe përfundimtare në Kombet e Bashkuara, por të shtatë këto deklarata Iraku u kthye e i modifikoi disa herë pasi inspektorët arritën të zbulonin se deklaratat nuk ishin të plota. Irakianët nuk kanë qënë të hapur rreth programit të tyre të armëve dhe dhanë informacion të ri vetëm kur u gjendën përballë të dhënave që kontradiktonin komentet dhe deklaratat e tyre.

Siç është shprehur Presidenti Geroge Bush, “Ne kemi mjaft arsye për të marrë me mënd rastin më të keq, dhe ne kemi si detyrë urgjente që të parandalojmë ndodhi nga më të rëndat. Koha për të mohuar, për të mashtruar, dhe për të shtyrë ka marrë fund. Saddam Husseini duhet të çarmatoset vetë, përndryshe për hir të paqes, ne do të udhëheqim një koalicion që do ta çarmatosë atë".//ic//

XS
SM
MD
LG