Lidhje

Rusia: mund të pranoj përdorimin e forcës kundër Irakut - 2002-10-17


Rusia thotë se mund të pranojë përdorimin e forcës kundër Irakut nëse inspektorët ndërkombëtarë të armëve përballen me probleme në përpjekjet për përmbushjen e misionit të tyre.

Deklarata e sotme e ministrit të Jashtëm rus, Igor Ivanov, duket se ngushton hendekun midis Moskës dhe Washingtonit, ndërkohë që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara vazhdon debatin rreth një rezolute të re mbi Irakun.

Në projekt rezolutën e fundit të propozuar nga Washingtoni thuhet se Iraku do të përballet me pasoja nëse nuk u jep inspektorëve leje të pakufizuar në procesin e kërkimit për armë të shkatërrimit në masë. Washingtoni e paraqiti projekt kompromisin pasi Rusia dhe Franca hodhën poshtë një projekt rezolut më të ashpër që autorizonte përdorimin e forcës.

Sipas kompromisit, inspektorët do të njoftojnë menjëherë Këshillin e Sigurimit rreth çdo shkelje irakiane dhe më pas Këshilli do të diskutojë rreth masave të mëtejshme. Njoftohet se diplomatët francezë janë të kënaqur me propozimin.

Mirëpo, sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, tha se rezoluta e propozuar rezervon të drejtën e Shteteve të Bashkuara për të vepruar në vetëmbrojtje dhe nuk kërkon që Washingtoni të pranojë një rezolutë të dytë të Kombeve të Bashkuara për ndërmarrjen e një sulmi ushtarak.//xh//

XS
SM
MD
LG