Lidhje

Bush: Sharon gëzon të drejtën të mbrojë vendin e tij - 2002-10-17


Presidenti Bush deklaroi se Izraeli do të kundërpërgjegjet në qoftë se sulmohet nga Iraku dhe zoti Bush tha se Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, gëzon të drejtën të mbrojë vendin e tij. Të dy udhëheqësit u takuan dje në Uashington.

Pas takimit, Presidenti Bush tha se komuniteti ndërkombëtar nuk do të tolerojë ndonjë sulm të paprovokuar të Irakut kundër Izraelit apo të ndonjë vendi tjetër. Izraeli është zotuar se do të kundërsulmojë në qoftë se Iraku e sulmon në përgjigje të një goditjeje ushtarake nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Bush tha gjithashtu se ai dhe zoti Sharon kanë të njejtën pikpamje për ekzistencën e sy shteteve, izraelite dhe palestineze, që të jetojnë në paqe krahas njeri tjetrit. Kryeministri Sharon tha se shpreson se së shpejti Izraeli do të jetë në gjendje të rifillojë bisedimet e paqes me palestinezët.//ic//

XS
SM
MD
LG