Lidhje

Në New York nis konferenca për investime në Kosovë - 2002-10-18


Të shtunën përfundon në Nju Jork konferenca për investimet në Kosovë.

Konferenca, ku merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi, ka kryesisht për qëllim të njohë shqiptaro-amerikanët me nevojat për investime në Kosovë, sidomos tani me planet për privatizimin e dhjetra ndërmarrjeve shoqërore.

Konferenca tregon interesimin gjithnjë e në rritje të qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik të vendit. Ekonomia po bëhet për qeverinë me sa duket po aq e rëndësishme sa edhe cështja e statusit përfundimtar.

Një prej ministrave pjesmarrës tha se meqë buxheti i qeverisë së Kosovës është i vogël dhe nuk lejon për investime të mëdha qeveria po i bën thirrje komunitetit shqiptaro-amerikan që të investojë në Kosovë.

Kjo është konferenca e tretë e kësaj natyre që organizohet nga qeveria kosovare. Dy të parat janë organizuar në Evropë dhe kjo është e para që organizohet për komunitetin shqiptaro-amerikan. //rd//

XS
SM
MD
LG