Lidhje

Tenet:kërcënimi terrorist është po aq serioz tani sa ç’ishte para sulmeve të 11 shtatorit - 2002-10-18


Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit tha se kërcënimi i terrorizmit me të cilin përballen Shtetet e Bashkuara është po aq serioz tani sa ç’ishte para sulmeve të 11 shtatorit. Shefi i CIA-s, George Tenet, tha dje para komisioneve të Kongresit për zbulimin se al-Kaida është riorganizuar dhe do të përpiqet të kryejë sulme të tjera terroriste kundër Shteteve të Bashkuara.

Zoti Tenet u vu gjithashtu në mbrojtje përpjekjeve anti-terroriste të CIA-s para sulmeve të 11 shtatorit të vitit të kaluar, duke cituar suksese në zbulimin e planeve terroriste para këtyre sulmeve. Edhe drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve, Robert Mueller, dëshmoi dje. Ai tha se agjencia e tij dhe CIA po punojnë tani së bashku në mënyrë më etë efektshme kundër terrorizmit.//xh//

XS
SM
MD
LG