Lidhje

Arrihet marrëveshja për qeverinë e re në Maqedoni - 2002-10-18


Koalicioni që fitoi në zgjedhjet parlamentare të muajit të kalar në Maqedoni ra dakord që në qeverinë e re të marrin pjesë përfaqësues të një partie të shqiptarëve të udhëhequr nga ish-ushëheqësi i luftëtarëve shqiptarë Ali Ahmeti.

Sipas burimeve nga Shkupi, koalicioni i partive maqedonase ”Së bashku për Maqedoninë” dhe Bashkimi Demokratik për Integrimin do të shpallin zyrtarisht po të premten më vonë, marrëveshjen. Po sipas burimeve nga Shkupi, partitë kanë akoma disa hollësi të vogla për të diskutuar.

Sipas marrëveshjes, partitë maqedonase do të mbajnë 10 nga 13 postet qeveritare, ndërsa partisë shqipatre, ku marrin pjesë anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, do t’i jepen tri ministritë e tjera.

Në zgjedhjet e muajit të kaluar, koalicioni ”Së bashku për Maqedoninë” nën udhëheqjen e Branko Çervenkovskit, fitoi me shumicë dërrmuese votash ndaj partisë nacionaliste në pushtet të Lubço Gjeorgjevskit. Vëzhguesit thonë se votuesit fajësojnë zotin Gjeorgjevski për korrupsionin e qeverisë, si dhe në lidhje me kirmin e organizuar.

Koalicioni maqedonas-shqiptar vjen në pushtet më tepër se një vit pas marrëveshjes së paqes të arritur me ndërmjetësinë e Perëndimit. Marrëveshja u dha fund 7 muaj luftimeve midis forcave maqedonase dhe luftëtarëve të zotit Ahmeti.

Marrëveshja e paqes solli ndryshime në kushtetutën e Maqedonisë, të cilat çuan në shtimin e të drejtave për shqiptarët, të cilët përbëjnë 23 për qind të popullsisë së Maqedonisë.//kk//

XS
SM
MD
LG