Lidhje

Scheffer: Brezat e ardhshëm duhet të shohin një Kosovë ku vepron ligji - 2002-10-18


David Scheffer, ish-ambasador i posaçëm për krimet e luftës në administratën e preesidentit Klinton, shprehu dje mendimin e tij se si mund të ishte vepruar ndryshe për disa çështje me rëndësi globale. Midis të tjerash, ambasadori Scheffer komentoi edhe për arrestimet e disa ish-anëtarëve të UÇK-së në Kosovë. Ai tha se është në të mirë të Kosovës që të bashkëpunojë.

Zoti Scheffer është aktualisht nën-president i Shoqatës amerikane për Kombet e Bashkuara, një nga organizatat kryesore në Amerikë që merret me kërkime për OKB-në. Zoti Scheffer është aktualisht nën-president i Shoqatës amerikane për Kombet e Bashkuara, një nga organizatat kryesore në Amerikë që merret me kërkime për OKB-në.

Amabasadori Scheffer tha se besueshmëria e Shteteve të Bashkuara është në rrezik. Në takimin e organizuar nga shoqata kombëtare e grave demokrate, ai shprehu nevojën e mbrojtjes jo vetëm të interesave amerikane, por edhe të atyre globale. Shqetësimi i tij është se administrata aktuale nuk po bën sa duhet në këtë drejtim.

Përsa i takon çështjes së Irakut, ambasadori Scheffer tha se administrata e Presidentit Bush ka të drejtë që e sheh Saddam Husseinin përgjegjës për zhvillimin e armëve të shkatërrimit në masë, por nuk është dakord me idenë se Shtetet e Bashkuara mund të veprojnë në mënyrë të njëanëshme.

”Çështja është se sa sukses mund të kesh nëse vepron kështu. Si mund të krijosh përkrahje të mjaftueshme, në mënyrë që kur të vijë puna te detyrimi i Irakut për përmbushjen e kërkesave, të mos e bësh këtë vetëm, të mos e bësh duke vënë në rrezik ushtarët e tu dhe kur të hedhësh vështrimin pas, të thuash: ne, bota bëmë të zbatohej ligji ndërkombëtar”, tha ambasadori Scheffer.

Ai tha se një nga mënyrat për të detyruar Saddam Husseinin të përmbushë kërkesat për t’u çarmatosur, është paralajmërimi për një ndjekje të mundshme penale nga një gjykatë krimesh. Ambasadori mendon se në këtë mënyrë, ai mund të detyrohet të bashkëpunojë.

Ambasadori Scheffer që ka qenë një nga nismëtarët e Gjykatës për Krimet e Luftës në Jugosllavi, komentoi edhe për gjendjen e krijuar pas arrestimit të disa ish-anëtarëve të UÇK-së në Kosovë.

”Unë besoj se nga pikëpamja afatgjatë, Kosova do t’i mbrojë më mirë interesat e veta, nëse bashkëpunon me ato ndjekje penale, qoftë nëse ato zhvillohen në Hagë, qoftë në Prishtinë”, tha ai.

Ambasadori e shpjegon këtë qëndrim me nevojën që brezat e ardhshëm të shohin që në Kosovë veprohet në mbështetje të ligjit, dhe jo sipas rregullave të vendosura nga disa komandantë.

Ambasadori Scheffer shprehu shqetësimin edhe për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga pjesëmarrja në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.//kk//

XS
SM
MD
LG