Lidhje

Carla del Ponte viziton Shqipërinë - 2002-10-18


Kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Luftës Karla del Ponte vizitoi të premten Tiranën në kuadrin e një turi në disa vende të Ballkanit.

Zonja del Ponte u takua me autoritetet më të larta të vendit, Presidentin e Republikës, Alfred Moisiu, ministrin e Jashtëm Ilir Meta dhe ministrin e Mbrojtjes Pandeli Majko.

Kryeprokurorja e Hagës evitoi komunikimet me shtypin dhe gjatë qëndrimit të saj nuk lëshoi asnjë deklaratë. Vizitës së saj, burimet zyrtare qeveritare i dhanë më tepër një karakter kortezie.

Megjithatë burime jozyrtare shpjeguan se zonja Del Ponte ka diskutuar edhe për tema konkrete. Në takimin me prokurorin e Përgjithshëm Theodhori Sollaku, me të cilin ajo drekoi për afër 90 minuta, është interesuar nëse ekzistojnë të dhëna për shqiptarë të Kosovës, të dyshuar për krime lufte që mund të jenë fshehur në zonat veriore të Shqipërisë.

Kjo kërkesë e saj është përsëritur edhe në takimet me zyrtarët e lartë shqiptarë. Të njëjtat burime saktësuan se kryeprokuroi shqiptar ka mohuar kategorikisht që pjesë të Shqipërisë të jenë bërë bazë për elementë të kërkuar qofshin këta shqiptarë apo serbë.

Prokurori i përgjithshëm Sollaku megjithatë ka ofruar bashkëpunim të mëtejshëm me Gjykatën e Hagës, në çdo rast që kjo do të kërkohej. Përsa i përket aspektit politik të kësaj vizite, kryeprokuroja del Ponte dhe autoritet shqiptare kanë shkëmbyer falenderim dhe vlerësime reciproke.

Zonja Del Ponte ka falenderuar edhe një herë Shqipërinë për rolin e luajtur gjatë krizës së Kosovës dhe ndihmën që I ka dhënë Gjykatës ndërkombëtare me informacione dhe dëshmitë e shqiptarëve të Kosovës që u strehuan në Shqipëri gjatë krizës.

Nga ana e tij presidenti shqiptar Alfred Moisiu duke vlerësuar vënien përpara drejtësisë të personave përgjegjës për krime kundër njerëzimit dhe genocid në Jugosllavi, ka deklaruar se është e vërtetë që populli serb nuk ka përgjegjësi për cka dnodhi në Kosovë, por drejtuesit serbë që sot po demokratizojnë vendin e tyre ka saktësuar presidenti Moisiu, akoma nuk kanë gjetur sipas tij, mënyrën për t’i kërkuar falje popullsisë shqiptare të Kosovës.//kk//

XS
SM
MD
LG