Lidhje

Bush: Afganistani ka hyrë në një epokë të re shprese - 2002-10-19


Para një viti, populli i Afganistanit qeverisej nga një regjim i sponsorizuar prej terroristëve. Miliona afganë jetonin nën frikë e brutalitetit, urisë dhe sëmundjeve. Sot, tha Presidenti George W.Bush ”Afganistani ka hyrë në një epokë të re shprese.”

Talebanët ekstremisë dhe terroristët e Al-Qaidës janë zëvendësuar me një qeveri të re afgane të kryesuar nga Hamid Karzai. Në Afganistan po hedh rrënjë shtypi i lirë dhe po hartohet një kushtetutë e re, që do të krijojë bazën e një shteti juridik.

Me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, OKB-ja u ka dhenë gadi 10 milion afganëve 175 mijë tonelata ushqim. Shtetet e Bashkuara kanë dhenë farë dhe pleh për bujqit afganë. Shtetet e Bashkuara bashkë me vendet e tjera kanë ndihmuar Kombet e Bashkuara në vakcionimin kundër fruthit të më tepër se 8 milion fëmijve afganë. Shtetet e Bashkuara po e ndihmojnë gjithashtu Afganistanin në luftën kundër sëmundjeve të poliomelitit, malarjes, sidës dhe tuberkulozit. Siç tha edhe Presidenti Bush ”këto ndihma kanë bërë që uria dhe sëmundjet të pakësohen. Talebanët u dëbuan nga Afganistani. Ne, tha presidenti Bush, do të dëshironim të zhduknim edhe sëmundjet dhe urinë në Afganistan.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ndihmat e domosdoshmee afat-shkurtra për popullin afgan. Por Afgansitani ka nevojë për ndihma ekonomike afat-gjate dhe Presidenti Bush tha “Ne do ta përmbushim këtë angazhim.”

Në konferencën që u mbajtë në janar të këtij viti në Tokio të Japonisë, Shtetet e Bashkuara dhe 60 vende të tjera u zotuan se do të japin 4 miliard e 500 milion dollarë për rindërtimin e Afganistanit gjatë 5 vjetëve të ardhshme. Shtetet Bashkuara kanë shpenzuar tashmë 300 milion dollarë për projekte të rimbëkëmjes së këtij vendit. Por të gjitha vendet duhet t’i plotësojnë premtimet që dhanë në Tokio. ”Nëse keni thenë se do ta ndihmoni popullin afgan” tha Presidenti Bush, atëhere veproni. Nëse jeni zotuar për një ndihmë të tillë, është shumë me rëndësi që të shkruani çekun.”

Presidenti Bush tha se ”është gjithashtu shumë e rendësishme që popujt ta dijë se neve kurrë nuk kërkojmë që t’u imponojmë të tjerëve kulturen apo formën tonë të qeverisë. Ne besojmë në nevojat e dinjitetit njerzor që i përkasin çdo kulture. Qënjet njerëzore duhet të kenë të drejten e lirisë së fjalës. Gratë meritojnë respekt dhe mundësi për të përparuar. Të gjithë njerzit meritojnë drejtësi të barabartë. Këto të drejta janë të patjetërsueshme në Amerikë. Janë të patjetërsueshme në Afgansitan dhe kudo në botë.” //ze//

XS
SM
MD
LG