Lidhje

Iraku njoftoi një amnisti për mijëra të burgosur - 2002-10-20


Iraku njoftoi një amnisti, sipas së cilës mijëra të burgosur do të lirohen, ndërkohë që Bagdadi përpiqet të fitojë përkrahje përballë një kërcënimi amerikan për të përmbysur qeverinë e Saddam Husseinit.

Në një deklaratë të transmetuar në mbarë vendin që u lexua nga ministri irakian i informacionit, thuhet se i japet falje e plotë sejcilit që ishte burgosur apo arrestuar për arësye politike ose arësye të tjera. Personat e dënuar për vrasje do të lirohen vetëm në rast se familjet e viktimave do të jenë dakord me lirimin e tyre.

Në deklaratë thuhet se amnistia synon të falenderojë popullin irakian që votoi 100 për qind në referendumin e javës së kaluar për qendrimin e Saddam Husseinit në postin e presidentit edhe për 7 vjet.

Organizata Amnesty International e ka akuzuar Irakun se mban në burg mijëra të burgosur politikë dhe torturon dhe ekzekuton kundërshtarët e vet politikë.

Gjatë një emisioni të rrjetit televiziv ABC sot, sekretari amerikan i shtetit Colin Powell kritikoi lirimin e të burgosurve, duke thënë se lirimet janë provë që Sadam Huseini përdoron dhe manipulon qëniet njerzore për qëllime politike.

Ndërkaq, kabineti irakian, pasi një takimi sot të kryesuar nga presidenti Sadam Husein, tha se asgjë nuk justifikon miratimin e një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ka të bëjë me inspektimet e armëve. Shtetet e Bashkuara duan që Këshilli i Sigurimit të miratojë një rezolutë kompromisi, e cila do të përcaktonte më qartë procesin e inspektimeve si dhe ndëshkimet për mos zbatimin e saj. //ze//

XS
SM
MD
LG