Lidhje

Steiner publikon planin për njësi komunale për pakicat - 2002-10-21


Shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner publikoi një plan të ri për decentralizimin e pushtetit në Kosovë që nënkupton krijimin e komunave të reja për komunitetet joshumicë.

Ky plan ka pasuar kërkesat e përfaqësuesve politik serb që zoti Steiner t’u ofrojë atyre garanci për decentralizimin e pushtetit si kusht për pjesëmarrje në zgjedhjet vendore të së shtunës.

Zoti Steiner ftoi të gjithë përfaqësuesit e subjekteve kryesore politike që marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 26 tetorit, për një mbledhje të posaçme më 1 nëntor, në Gjilan në Kosovën lindore. Të dielën ai tha se nuk do të ketë decentralizim të tillë që të çojë në ndarjen e Kosovës.

Zoti Steiner tha se ua ka dorëzuar planin përfaqësuesve politikë shqiptarë, por këta të fundit nuk kanë bërë ende asnjë koment rreth kësaj forme të decentralizimit të pushtetit në Kosovë, që do të çojë në krijimin e dhjetra komunave të reja. //kk//

XS
SM
MD
LG