Lidhje

Gjashtë amerikanë dalin para gjykatës - 2002-10-22


Gjashtë qytetarë amerikanë do të dalin të martën para gjykate federale në shtetin New York, nën akuzat se kanë organizuar një celulë terriste të lidhur me rrjetin al-Kaida.

Një juri e zgjeruar federale në qytetin Bafallo ngriti padi ndaj 6 personave nën akuzat se i kishin dhënë ndihmë materiale një organizate të huaj terroriste.

Të 6 të akuzuarit, të gjithë në të 20-tat dhe me prejardhje nga Jemeni, u arrestuan muajin e kaluar. Zyrtarë amerikanë thonë se ata ishin stërvitur në një kamp terrorist të al-Kaidës në Afganistan, para sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Nëse shpallen fajtorë, të pendehurit, të cilët hedhin poshtë akuzat se kishin lidhje me rrjetin al-Kaida, mund të dënohen deri me 15 vjet burgim. //kk//

XS
SM
MD
LG