Lidhje

Oreksi i Irakut për terrorizëm - 2002-10-23


Pas 11 shtatorit të vitit 2001, “Bota është bërë një vend më i rrezikshëm,” tha Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell. Si rrjedhojë e sulmeve terroriste atë ditë, lindi një realitet i ri. Bota duhej të pranonte,” tha zoti Powell, “se ekziston një lidhje ndërmjet shteteve që zhvillojnë armë të shkatërrimit në masë dhe organizatave terroriste që janë të gatshme t’i përdorin ato.” Iraku është shembull i kësaj. Mbështetja e regjimit irakian për terrorizmin, oreksi i tij për armë të shkatërrimit në masë si dhe qëndrimi i tij armiqësor duhet të kuptohen në një dritë të re. Iraku ka lidhje me terroristët ndërkombëtarë. Në veçanti, Iraku ka stërvitur terroristë për të prodhuar bomba, helme dhe gaz vdekjeprurës. Iraku ka gjithashtu mjete fluturuese me telekomandim të cilat mund të shpërndajnë arsenal vdekjeprurës armësh biologjike dhe kimike. Regjimi irakian i justifikon vrasjet duke përmendur padrejtësisht islamin. Në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit, një nga botimet e përjavshme të zotëruara nga shteti në Irak botoi në kopertinën e saj Qendrën Botërore të Tregtisë të përfshirë nga flakët me titullin “Dënimi i Allahut.” Në korrik një komentator irakian shkruante se Osama bin Ladeni “e di se çfarë i shkakton dhimbje Amerikës. .... Bin Ladenit,” vazhdonte ky komentator irakian, “ unë i them se revolucioni, krahët e pëllumbit dhe plumbi janë e njëjta gjë në zemrën e një besimtari.” Siç vuri në dukje Zëvendës-Sekretari amerikan i Mbrojtjes Paul Wolfowitz, “Gjatë 11 vjetëve të fundit, që pas përfundimit të Luftës së Gjirit, media irakiane e kontrolluar nga shteti, ka qenë plot me lëvdata të tilla për terroristët dhe kërcënimet për terrorizëm. Ashtu siç ishte rasti i një artikulli redaksional botuar 10 vjet më parë në Babel, gazeta e të birit të Sadam Huseinit, Uday, ku thuhej “A e kuptojnë Shtetet e Bashkuara se çfarë do të thotë që çdo irakian të shndërrohet në një raketë që mund të përshkojë vende dhe qytete?” Një pjesë e retorikës vjen drejtpërdrejt nga Sadam Huseini. Ai është i vetmi kryetar shteti i cili i justifikoi dhe i festoi hapur sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001. Siç është shprehur Zëvendës-Sekretari i Mbrotjes Wolfowitz, “Kur vlerësojmë natyrën e kërcënimeve me të cilat ndeshemi, do të ishte një gabim klasik historik të mos përfillnim ato që thonë armiqtë tanë, duke i cilësuar thjesht si retorikë, një gabim që na rrezikon vetë ne.”

//rd//

XS
SM
MD
LG