Lidhje

Vdiq në Tiranë Nëna Mbretëreshë Geraldina - 2002-10-23


Të martën vdiq në Tiranë pas një sëmundjeje të gjatë Nëna Mbretëreshë, Geraldina. Ajo u nda nga jeta në moshën 87-vjecare në spitalin ushtarak të Tiranës, ku ishte shtruar para 6 ditësh.

Nëna mbretëreshë vuante nga një sëmndje në rrugët e frymëmarrjes, ndërsa dje pasdite ajo pësoi 4 goditje në zemër, të cilat i morën jetën. Varrimi i saj pritet të bëhet të shtunën.

Sipas burimeve të oborrit mbretëror, homazhet do të kryhen në shtëpinë e oficerave në Tiranë ndërsa në katedralen katolike të Shën Pjetrit do të thuhet mesha e prshpirtjes.

Të mërkurën në mesditë nisën edhe homazhet pranë zyrave të oborrit në Tiranë. Nëna Mbretëresh u kthye në Shqipëri pak muaj më parë, pas 63 vjetësh në mërgim.//xh//

XS
SM
MD
LG