Lidhje

Një firmë jugosllave i shiste paisje ushtarake Irakut - 2002-10-24


Jugosllavia shkarkoi një zëvendësministër të mbrojtjes dhe drejtorin e një kompanie shtetërore eksportesh, pasi Shtetet e Bashkuara u ankuan se një firmë jugosllave kishte shkelur sanksionet e Kombeve të Bashkuara duke i shitur pajisje ushtarake Irakut.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të shtetit e mirëpriti masën e marrë nga Beogradi për mbylljen e zyrës jugosllave të importit në Bagdad.

Zyrtarët amerikanë thonë se ka të dhëna të qarta se kompania në fjalë e kishte furnizuar Bagdadin me pjesë aeroplanësh ushtarakë. Të martën, zëdhënësi amerikan akuzoi gjithashtu publikisht kompaninë e aviacionit në Bosnje, Orao, për shitje ilegale armësh Irakut. //kk//

XS
SM
MD
LG