Lidhje

Mbetet e bllokuar situata e pengjeve në Rusi - 2002-10-24


Kryengritësit çeçenë që po mbajnë qindra pengje në një teatër të Moskës, vranë një grua. Televizioni rus paraqiti një trup të mbuluar, të nxjerrë nga teatri pak pasi u mor vesh për vrasjen. Aktualisht ka njoftime kundërthënëse, nëse viktima ishte një nga pengjet.

Rreth 40 kryengritës hynë mbrëmë me forcë në teatër gjatë një shfaqjeje. Ata kanë kërcënuar se do të vrasin të gjitha pengjet nëse policia përpiqet t’i shpëtojë. Ata kërkojnë që t’i jepet fund luftës në republikën separatiste çeçene dhe tërheqjen e menjëherëshme të trupave ruse.

Presidenti rus, Vladimir Putin anuloi udhëtimin e palnifikuar për në takimin e nivelit të lartë të APEC-ut në Meksikë, për t’u marrë me krizën.

//rd//

XS
SM
MD
LG