Lidhje

Moisiu: shteti, i vendosur për të vënë ligjin në Tropojë - 2002-10-24


Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu tha të enjten gjatë një vizite në rrethin e Tropojës se shteti është i vendosur për të rikthyer përfundimisht drejtësinë, autoritetetin e ligjit si dhe besimin e banorëve të Tropojës.

Presidenti Moisiu tha në Bajram Curri se i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të hartojë një strategji të veçantë zhvillimi për këtë zonë të prapambetur, me synimin që ajo të garantojë zhvillimin ekonomik dhe zgjerimin e komunikimit të Tropojës me Kosovën dhe Malin e Zi. //kk//

XS
SM
MD
LG