Lidhje

Shqipëri: ekonomia pëson rënie - 2002-10-25


Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2002 parashikohet të jetë më e ulta në tre vitet e fundit.

Kjo u bë e ditur të premten pas bisedimeve për afër 10 ditë që autoritetet shqiptare patën me dy misione të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Shkak për këtë gjendje konsiderohen disa faktorë, që nga kriza politike në gjysmën e parë të vitit, problemet energjitike e deri te dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

Megjithatë sipas zyrtarëve të Fondit Monetar perspektivat e rritjes ekonomike janë pozitive. //kk//

XS
SM
MD
LG