Lidhje

John Allen Muhammad - 2002-10-25


John Allen Muhammad, një nga personat e dyshuar, tashmë të burgosur, për vrasjet e këtij muaji në zonën e Uashingtonit, është një veteran 41-vjeçar i luftës së Gjirit Persik dhe shënjues i ushtrisë amerikane, i cili ndërroi fenë dhe u bë mysliman në mes të viteve 80-të.

Autoritetet amerikane thonë se ky person që ishte divorcuar dy herë, i njohur gjithashtu si John Allen Williams, ishte stacionuar në një bazë ushtarake në vitet 80-të në shtetin e Uashingtonit. Ai u çmobilizua nga ushtria në vitin 1994 me gradën e togerit, pasi kishte shërbyer krysisht në forcat e xhenjos. Gjatë karierës së tij në ushtri, ai u vlerësua si shënjues ekspert për përdorimin e pushkës gjysmë-automatike M-16 dhe granadave.

Gazeta Seattle Times njfton se i pandehuri ka katër fëmijë nga dy martesat e tij. Gazeta shkruan gjithashtu se në të dy divorcet, çështja se cili nga prindërit do të kujdesej për fëmijët ishte tepër e vështirë, dhe të paktën në një rast ai u zkuzua për rrëmbimin e disa prej fëmijëve të tij.

Autoritetet thonë se vrasjet që mendohet se janë kryer nga John Allen Muhammad mund të kenë qënë të motivuara nga ndjenjat e tij anti-amerikane pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.//ic//

XS
SM
MD
LG