Lidhje

John Lee Malvo - 2002-10-25


John Lee Malvo, 17-vjeçari, shenjat e gishtrinjve të të cilit i çuan autoritetet amerikane të gjenin personat e dyshuar për vrasjet në zonën metropolitane të Uashingtonit, pëshkruhet si një i ri i heshtur dhe i shjellshëm.

Autoritet amerikane të imigracionit thonë se Malvo tërhoqi vemendjen e tyre në dhjetor të vitit 2001, në kohën kur ai u regjistrua në shkollën e mesme në shtetin e Uashingtonit. Ai mendohet se është shtetas i Xhamajkës, megjithëse autoritetet në Kingston thonë se ata nuk e kanë konfirmuar ende shtetësinë e tij.

Mësuesit në qytetin Bellingham të Uashingtonit thonë se Malvo u regjistrua në shkollë pa patur dëftesë për arsimin e tij të mëparshëm, gjë që i bëri autoritetet të kërkonin ndihmën e policisë për ta indentifikuar atë.

Marrëdhëniet mes këtyre dy të pandehurve, 17 vjeçarit John Lee Malvo, dhe 41-vjeçarit, John Allen Muhammad, janë të paqarta. Disa dëshmitarë thonë se Muhamed është babai i Malvosë, të tjerë nuk e pranojnë këtë version. Por dëshmitarët dhe policia thonë se është mëse e sigurt se Muhammad ka qënë kujdestari i Malvosë dhe ka patur një ndikim shumë të fortë tek i riu.//ic//

XS
SM
MD
LG