Lidhje

Kosovë: Vazhdon numërimi i votave - 2002-10-26


Në Kosovë po vazhdon procesi i numërimit të votave, ndërkohë që organizatat joqeveritare kanë shpallur rezultatet e para jozyrtare të votimeve të të premtes për pushtetin vendor.

Sipas tyre, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në shumicën e komunave, e dyta radhitet Partia Demokratike ndërsa vendin e tretë e zë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Zyrtarët ndërkombëtarë nuk kanë dhënë ende ndonjë rezultat, ndërsa janë shprehur të pakënaqur me pjesmarrjen e vogël të serbëve në zgjedhjet vendore.//ic//

XS
SM
MD
LG