Lidhje

Një numër në rritje gazetaresh femra kanë ndërmarë të njëjtin rrezik si kolegët e tyre meshkuj - 2002-10-27


Për të gjetur faktet dhe për ti njoftuar ato, në disa raste gazetarët duhet të rrezikojnë jetën e tyre. Për vite me radhë qindra gazetarë janë vrarë ndërkohë që njoftonin lidhur me luftëra, terrorismin ose shtypjen. Mes tyre ishte edhe Daniel Pearl i gazetës Wall Street Journal, i cili u rrëmbye dhe pastaj u vra nga terroristë të Al-Kaidës në fillim të këtij viti në Pakistan.

Gjatë viteve të fundit, një numër në rritje gazetaresh femra kanë ndërmarë të njëjtin rrezik si kolegët e tyre meshkuj. Për të nderuar gra të tilla, Fondacioni Ndërkombëtar i Grave në Mjetet e Shtypit jep çdo vit çmimin Guximi i Vitit në Gazetari. Më 16 tetor, ky çmim iu dha 3 grave nga Kanadaja, Rusia dhe Zimbabveja.

Gazetarja kanadeze Kethy Gannon ka mbuluar ngjarrjet në Afganistan dhe në Pakistan për agjencinë e lajmeve Associated Press që prej vitit 1988. Në Afganistan, ajo njoftoi rreth regjimit shtypës taleban deri sa u dëbua nga ai vend pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit të kaluar kundër Shteteve të Bashkuara. Por pas pak kohësh ajo u kthye në Afganistan për të njoftuar rreth fushatës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të dëbuar nga pushteti regjimin taleban dhe për të pastruar Afganistanin nga terroristët e Al-Kaidës.

Çmimi Guximi në Gazetari iu dha edhe Anna Politkovskajas, e cila njofton për gazetën e pavarur me bazë në Moskë, Novaja Gazeta. Njoftimet e saj mbi luftën në Çeçeni kanë bërë që ajo të kërcënohej si nga zyrtarët rusë edhe nga kryengritësit çeçenë.

Fituesja e tretë e këtij çmimi ishte Sandra Najara, editore politike e së përditshmes së pavarur News in Harare, kryeqyteti i Zimbabvesë. Ajo është akuzuar për shpifje kriminale sepse ka shkruar rreth korrupsionit në masë të regjimit të presidentit të Zimbabvesë, Robert Mugabe.

Tre fitueset e çmimit Guximi në Gazetari u njoftuan nga Judy Woodruff i rrjetit televiziv CNN. Gazetarët, tha ajo, kanë përgjegjësinë që të sigurojnë se i njoftojnë lajmet sa më qartë dhe në mënyrën sa më të plotë që të jetë e mundur. Këto gra të guximshme, shtoi ajo, e kthyen njoftimin e lajmeve në mision të tyre personal në këtë luftë, pa shikuar sigurinë e tyre personale.

Fondacioni Ndërkombëtar i Grave në Mjetet e Shtypit nderoi gjithashtu edhe Marlinë Pearl, e veja e gazetarit Daniel Pearl, vetë gazetare. Siç u shpreh ajo për të shoqin e saj, guximi i vërtetë i Denit ishte guximi më i rëndësishëm: guximi për të bërë atë që besonte vetë si dhe për të përmbushur angazhimin e tij ndaj së vërtetës në jetën e tij të përditshme.

//ze//

XS
SM
MD
LG