Lidhje

Në Siri botohet një libër me fyerje kundër hebrenjëve - 2002-10-29


Më 21 tetor, e përditshmja e Londrës në gjuhen arabe, Al-Hayat, njoftoi se një libër që paraqet të ashtu-quajturën ”shpifja e gjakut” si një fakt historik, gëzoi popullaritet të madh në një panair ndërkombëtar libri në kryeqytetin e Sirisë, Damask. Libri i titulluar ”Buka e Pashkëve e Zionit” është shkruar më 1983 nga Mustafa Tlassi, një nga udhëheqësit e Partisë Baath në pushtet në sistemin një partiak të Sirisë. Tani, zoti Tlass shërben në postin e ministrit të Mbrojtjes. Ai drejton edhe shtëpinë më të madhe botuese në Siri. Në artikullin e gazetës Al-Hayat thuhet se Shtëpia Botuese Tlass ka në plan ta ribotoj librin ”Shpifja e Gjakut” në gjuhen arabe dhe ta botojë atë edhe në gjuhë të tjera, si në anglisht, frengjisht e italisht.

E ashtuqujtura Shpifja e Gjakut është një pretendim absurd se gjoja hebrenjtë vrasin jo hebrenj dhe e përdorin gjakun e viktimave për të gatuar ambëlsira për festat e tyre fetare. Ky është një mjet i vjetër i propogandës anti-hebraike ose anti-semitike që synon të ngjallë urrejtje dhe vazhdon të qarkullojë nga agjencitë zyrtare dhe ato jo-zyrtare në boten arabe.

Kështu që në Siri po botohet, po paraqitet në një panair libri dhe po shitet një libër që përmban shpifje të turpshme rreth hebrenjëve. Dhe autori i tij është botues e zyrtar i lartë i qeverisë siriane. Çfarë përfundimi duhet të nxjerrin njerëzit nga një gjë e tillë?

Është e vështirë të mendohet se një njeri i arsimuar, e aq më pak një botues dhe zyrtar i qeverisë si zoti Tlass, të besojë se hebrenjtë vrasin të krishterë dhe muslimanë me qëllim që të përdorin gjakun e tyre. Por, përhapja e një propogande të tillë mund të shërbejë për një qëllim të caktuar politik në një shtet policor siç është Siria. Ajo bëhet për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga politika shtypëse e qeverisë, duke krijuar një anmik të rremë e djallëzor. Sido që të jetë, zotit Tlass dhe qeverisë siriane u duhet të shpjegojnë shumë gjëra lidhur me këtë libër.

Siç vuri në dukje presidenti George W. Bush, “Lindja e Mesme është vendlindja e 3 besimeve të mëdha fetare: Besimit Hebraik, Krishtërimit dhe Islamizmit. Paqja e qendrueshme në këtë rajon, tha presidenti Bush, duhet të respektojë të drejtat e besimtarëve të të gjitha besimeve.” Duket qartë se një mënyrë për të shkuar drejt një respektimi të tillë, është që zyrtarët e qeverisë siriane dhe të vendeve të tjera arabe të sherbejnë si shembull për të gjithë popujt dhe t’i ndalojnë gënjeshtrat lidhur me hebrenjtë apo ndjekësit e çdo besimi tjetër fetar.//ss//

XS
SM
MD
LG