Lidhje

Ministri i jashtëm gjerman Fisher vjen sot në Washington - 2002-10-29


Ministri i jashtëm gjerman Joshka Fisher vjen sot në Washington dhe pritet ti thotë administratës së presidentit Bush se Berlini nuk do të mbështesë ndërhyrjen ushtarake të Perëndimit kundër Irakut.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë gjerman që kur kancelari Gerhard Shrëder zemëroi Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar gjatë një fushate të zjarrtë zgjedhore kur kritikoi politikën amerikane ndaj Irakut. Zyrtarë amerikanë thanë se komentet e kancelarit Shrëder dëmtuan marrëdhëniet dypalëshe amerikano-gjermane.

Para se të nisej dje nga Berlini, ministri i jashtëm Fisher tha në parlamentin gjerman se pikpamja amerikane lidhur me Irakun dhe dyshimeve rreth programit të tij për armë të ndaluara nuk përputhet me vlerësimin e Gjermanisë rreth kërcënimeve të sigurimit ndërkombëtar. Ai tha se Washingtoni nuk duhet ta bëjë çarmatimin e Irakut një përparësi sigurimi në dëm të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë thotë se po mbaron afati që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të miratojë një rezolutë, e cila kërkon bashkëpunimin e Irakut me inspektorët e armëve, të cilët do të dërgohen në atë vend për të kërkuar për armë të shkatërimit në masë. Presidenti Bush është kërcënuar se do të marë masa kundër Irakut në rast se Këshilli i Sigurimit nuk miraton rezolutën që vazhdon të debatohet në New York.

Ka njoftime se Shtëpia e Bardhë synon të detyrojë zhvillimin e një vote në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara deri javën e ardhshme. Por një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti Bush nuk ka caktuar afate të sakta për miratimin e rezolutës. //ze//

XS
SM
MD
LG