Lidhje

Presidenti Bush kerkon me këmbëngulje votën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së lidhur me rezolutën mbi Irakun - 2002-10-29


Gazeta The Washington Post njofton se presidenti Bush ka në plan të detyrojë mbajtjen e një vote në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të lidhur me projekt rezolutën mbi Irakun, nëse deri nga fundi i javës Këshilli nuk bën përprarim të ndjeshëm drejt një plani të rreptë inspektimi.

Gazeta citon zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë të kenë thënë se administrata nuk ka caktuar ndonjë afat dhe se ende vazhdon përpjekjet për arritjen e një kompromisi me anëtarë të tjerë të Këshillit të Sigurimit rreth një rezolute, në të cilën kërkohet që Iraku të çarmatoset ose të përballet me pasoja.

Ndërkohë, nënpresidenti irakin, Taha Yassind Ramadan, tha se vendi i tij kërkon që inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armët të shoqërohen në Irak nga mjete të pavarura të infomimit. //rd//

XS
SM
MD
LG