Lidhje

Kalendari Historik 5 nëntor - 2002-10-29


Më 5 nëntor të vitit 1911, piloti Calbraith Rodgers u ul me aeroplanin e tij në Long-Beach të Kaliforinës, duke plotësuar në këtë mënyrë fluturimin e parë nga njeri skaj i Shteteve të Bashkuara në tjetrin. Këtë fluturim, piloti Rodgers e bëri për të fituar çmimin prej 50 mijë dollarësh që kishte ofruar botuesi i një gazete për fluturimin e parë nga njëra anë e vendit në tjetrën brënda 30 ditësh. Aeroplani i tij ishte pak më i madh se një balonë me një motor me 35 kuaj-fuqi. Zoti Rodgers u nis nga Gjiri Sheepshead i New-Yorkut dhe gjatë ditës së parë ai mbuloi 134 kilometra, duke fluturua gjithësejt 105 minuta fluturimi. Ai cilësoi këtë si një ”fillim të suksesshëm”. Mirëpo, përpjekjet për të filluar udhëtimin ditën e nesërme ishin më shumë tipike të kësaj ndërmarrjeje. Ai u përplas për një kotec pulash dhe e shkatërroi avionin. Makanikët e tij, të cilët e ndiqnin në një tren të posaçëm, e rindërtuan aeroplanin brënda 40 orësh dhe zoti Rodgers u kthye përseri në ajër. Ai qëndroi gjithsej 82 orë e 10 minuta në ajër, me 70 ndalesa gjatë 49 ditëve për të përshkuar distancën nga një skaj i vendit në tjetrin. Megjithëse ai nuk e bëri udhëtimin brenda afatit për të fituar çmimin me para, Calbraith Rodgers u bë i famshëm pasi ai demonstroi se fluturimi transkontinental ishte i mundshëm.

Më 5 nëntor të vitit 1733, gazetari dhe tipografi John Peter Zenger filloi botimin e gazerës ”The Weekly Journal” në New York. Në gazetën e zotit Zenger u botua një seri artikujsh që e paraqisnin adminsitratën e guvernatorit mbetëror, William Cosby, si të pa aftë dhe të korruptuar. Guvernatori dha urdhër për arrestimin e zotit Zenger nën akuzat për rebelim dhe shpifje. Shapllja fajtor nën akuzat për fyerjen e guvernatorit dukej thuajse e sigurt. Por juria e shpalli zotin Zenger të pa-fajshem. Anëtarët e jurisë u pajtuan me avokatët e zotit Zenger, të cilët paraqiten një qëndrim krejtësisht të ri në këtë çështje. Ata ngulnin këmbë se e vërteta duhej lejuar si mbrojtje kundër akuzave për shpifje. Megjithëse rasti i zotit Zenger nuk e siguroi menjëherë lirinë e shtypit, rezultati i gjyqit pati rëndësi shumë të madhe. Liria e shprehjes u bë çështje e ditës në kolonitë britanike dhe zoti Zenger u bë simbol i të drejtës individuale dhe i të drejtës së shtypit për të kritikuar qeverinë.

//rd//

XS
SM
MD
LG