Lidhje

Walter Mondale - 2002-10-30


Walter Mondale, i cili po shijonte një karierë të qetë si avokat i një qyteti të madh, e pa papritur veten në qendër të vëmendjes së mediave. 74-vjeçari Mondale nuk mund t'i refuzonte të dy djemtë e senatorit Wellstone, që thanë se ai ishte zgjedhja e vetme për të kandiduar për vendin e babait të tyre.

Zoti Mondale ka lindur në shtetin e Minesotës në vitin 1928, bir i një prifti të një kishe metodiste dhe një mësueseje muzike. Mbas disa vitesh si avokat privat, ai u bë prokurori i përgjithshëm i shtetit të Minesotës, dhe më pas u caktua të zinte në senat vendin demokratit Hubert Humphrey kur ai u zgjodh nën president i Shteteve të Bashkuara në vitin 1964. Gjatë dy mandateve të tij në senat, zoti Mondale mbështeti kauza të tilla liberale si ligjin e drejtë të punës, të drejtat civile dhe vlerat ushqyese për fëmijët.

Në vitin 1976 ai u zgjodh nën president i Jimmy Karterit, por shpresa e tij për të fituar Shtëpinë e Bardhë u venit nga rizgjedhja në vitin 1984 e republikanit Ronald Regan. Zoti Mondale humbi gjedhjet presidenciale në një prej votimeve më të njohura në historinë e Shteteve të Bashkaura. Në vitin 1997, mbas katër vjetësh si ambasador amerikan në Japoni, zoti Mondale u tërhoq nga shërbimi publik.//ic//

XS
SM
MD
LG