Lidhje

29 të vdekur nga tërmeti në San Xhuliano të Pulias - 2002-10-31


Një dridhje e re e fuqishëm në jugun e Italisë shkaktoi evakuuimin e rajonit të San Xhulianos në Pulia ku një tërmet dje vrau 29 njerëz, shumica fëmijë. Instituti kombëtar i gjeofizikës konfirmoi se kishte tronditje të forta pasuese sot pasdite. Njëra prejt tyre kishte magnitudë 5 presje tre ballë sipas shkallës Richter, gati po aq e fortë sa tërmeti i djeshëm. Ekipet e shpëtimit përfunduan kërkimet për të mbijetuar në shkollën e shembur të fshatit. Zyrtarët thanë se numri përfundimtar i vdekjeve nga tërmeti i djeshëm është 29, 26 fëmijë, përfshi një klasë të tërë me fëmijë gjashtë vjeçarë, një mësuese dhe dy gra të moshuara që vdiqën në shtëpitë e tyre.

Tërmeti i djeshëm e kishte qëndrën në rajonin e Kampobassos, rreth 225 kilometra në juglindje të Romës. Tërmeti kishte një magnitudë prej 5 presje 4 ballë sipas Richterit, tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Italinë në pesë vjet.

Mediat lokale njoftojnë se rreth 3 mijë njerëz në rajon kanë braktisur shtëpitë e tyre të shkatërruara. Kryeministri Silvio Berlusconi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajon. //rd//

XS
SM
MD
LG