Lidhje

Rusia identifikon gazin që u përdor për t’i dhënë fund krizës së pengjeve në Moskë - 2002-10-31


Rusia reagoi ndaj trysnisë ndërkombëtare duke identifikuar gazin që u përdor javën e kaluar për t’i dhënë fund krizës së pengjeve në një teatër të Moskës.

Ministria ruse e Shëndetësisë tha se gazi ishte me bazë Fentalini, një drogë që përdoret shpesh si anestezi. Zyrtarë rusë thanë dje se gazi që u përdor për të vënë në gjumë ekstremistët çeçenë që mbajtën peng më shumë se 700 veta për tri ditë, nuk është vdekjeprurës. Zyrtarë të shëndetësisë thonë se ndërlikimet e shkaktuara nga gazi çuan në vdekjen e të paktën 117 pengjeve.

Ndërkohë, Danimarka po shqyrton kërkesën e Rusisë për ekstradimin e një të dërguari çeçen që u arrestua të merkurën në Kopenhagen. Moska akuzon Ahmed Zakayev se ka ndihmuar në planifikimin e sulmit në teatrin e Moskës.//xh//

XS
SM
MD
LG