Lidhje

Në Maqedoni parlamenti debaton për kabinetin e ri - 2002-10-31


Në Maqedoni, parlamenti i ri filloi të enjtën debatet për miratimin e qeverisë së re të kryesuar nga Branko Cërvenkovski, kryetar i Lidhjes Socialdemokrate.

Zoti Cërvenkovski, përmes fjalës së tij para parlamentit, u kërkoi maqedonasve që të kuptojnë se Maqedonia nuk është shtet vetëm i popullit maqedonas, por u përket të gjithë atyre që jetojnë në të.

Kurse shqiptarëve ai u kërkoi të jenë më shumë besnikë ndaj Maqedonisë, se sa ndaj shtetit-amë.

Bashkimi Demokratik për Integrim, i drejtuar nga Ali Ahmeti, është partia shqiptare në koalicionin qeveritar dhe përfaqësohet me një zëvendëskryeministër, katër ministra e katër zëvendësministra. //az//

XS
SM
MD
LG