Lidhje

Kryeministri izraelit fillon përpjekjet për formimin e një koalcioni të ri qeveritar - 2002-10-31


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, emroi ish shefin e personelit të tij, Shaul Mofaz, në postin e ministri të Mbrojtjes, ndërkohë që po përpiqet të formojë një koalcion të ri qeveritar, pas tërheqjes së djeshme të Partisë Laburiste nga qeveria.

Zoti Mofaz do të zëvendësojë udhëheqësin e Partisë Laburiste, Binyamin Ben-Eliezer, i cili dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Mbrojtjes, së bashku me ministrat e tjerë nga partia e tij, në shenjë proteste kundër financimit të vendbanimeve hebraike në territoret e pushtuara.

Udhëheqësi palestinez, Jaser Arafat, tha se emrimi i zotit Mofaz do të çojë në masa më të ashpra izraelite kundër palestinezëve dhe se nuk i shëben procesit të paqes në Lindjen e Mesme.

Kryeministri Ariel Sharon mund të vendosë të zhvillojë zjgedhje të reja branda 90 ditësh, por ai la të kuptohet se do të përpiqet të formojë një koalicion të ri midis Partisë së tij Likud dhe partive më të vogla të ekstremit të djathtë. Analistët thonë se qeverisja e vendit me një koalicion të tillë mund të jetë e vështirë dhe se më në fund zoti Sharon do të detyrohet të thërrasë zgjedhje të reja.

Ndërkaq, dhuna vazhdoi edhe sot. Dëshmitarë dhe zyrtarë të spitalit thonë se të paktën tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën nga shpërthimi në shtëpinë e një anëtari të grupit ekstremist Hamsa në Rripin e Gazës. Një udhëheqësi i grupit tha se shpërthimi mund të ketë qenë një aksident. Agjencia e Lajmeve Associated Press njofton se Izraeli deklaroi se nuk kishte gisht në këtë shpërthim. Ndërkaq, një oficer izraelit vrau sot një palestinez të armatosur në Bregun Perëndimor, në afërsi të vendbanimit hebraik Beit El.//xh//

XS
SM
MD
LG