Lidhje

Konkurenca e filmave për familiarët fillon me "The Santa Clause 2" - 2002-11-01


Në rubrikën e sotme me Minutat e Hollivudit, kolegia Rudina Dervishi i hedh një vështim konkurencën në kinematë amerikane tani që dalngadalë i afrohemi fundit të vitit. Ta ndjekim. Fundi i vitit zakonisht sjell dy të veçanta në kinema - pretendentët e Oscarit dhe filmat për familiarët që frekuentohen shumë gjatë sezonit të pushimeve. Pikërisht konkurenca e filmave familjarë fillon këtë fundjavë në kinematë amerikane me kthimin e filmit Santa Clause.

Vazhdimi i filmit vjen tetë vjet pas filmit të parë The Santa Clause. Tim Allen vë përsëri mjekrën dhe vesh kostumin e kuq duke u transformuar tërësisht për një tjetër udhëtim në Polin e Veriut. Fatkeqësisht, djali i tij Charlie ka qënë jo i mirë gjatë vitit kështu që përfundon në listën pa dhurata. Më e keqja është kur ai zbulon se në kontratën e tij si Santa ai duhet të martohet përndryshe do të pushohet nga puna. Kështu që Santa Clause niset për të gjetur zonjën Claus dhe për të ndihmuar të birin.

Dy javë pas këtij filmi vjen në kinematë amerikane Harry Potter and the Chamber of Secrets i cili do të pasohet në dhjetor me serialin e dytë të The Lord of the Rings.

-------- Në Kaliforni një grup që mbron interesat e konsumatorëve thotë se kur flitet për duhanin në ekranet e kinemave, Hollivudi po ecën prapa dhe jo përpara.

Calpirg, grupi kalifornez i kërkimeve në interes të publikut nxori një studim të ri të quajtur Duhani në filma. Raporti thotë se vetëm në tre vitet e fundit, përdorimi i cigares në filmat për të rinj është rritur 50 %. Për tu siguruar që Hollivudi do të ndryshojë këtë prirje grupi kërkon që prokurori i përgjithshëm të ndjekë penalisht regjizorët dhe kongresi amerikan të zhvillojë seanca me pyetje-përgjigje. ------- Lucky Day është titulli i albumit të ri të Shaggy-it në të cilën përfshihen interpretime të Chaka Khan. Shaggy thotë se 14 këngët e albumit të shkruara prej tij dhe të tjerë u kushtohen grave për të nderuar të gjitha ato që kanë hyrë deri tani në jetën e tij.

XS
SM
MD
LG