Lidhje

Vendosmëria e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Afganistanin - 2002-11-01


Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ndihmojnë popullin e Afganistanit. Ky angazhim nuk është i ri. Që prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë popullit afgan ndihma prej 1 miliard dollarësh, përfshirë ushqime.

Që nga përmbysja e regjimit taleban, Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar mbi 400 milionë dollarë në projektet humanitare dhe ato të rindërtimit në Afganistan. Tani, Shtetet e Bashkura po i shndërrojnë shumë prej përpjekjeve afatshkurtëra të ndihmave, në programe afatgjata rindërtimi.

Përveç furnizmit me ndihma ushqimore, Shtetet e Bahskuara u kanë dhënë Kombeve të Bashkuara dhe organizatave joqeveritare fonde për ndërtimin e 70 mijë shtëpive në Afganistan.

Në bashkëpunim me dhuruesit e tjerë, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë fonde dhe pajisje për rihapjen e tunelit Salang. Projekti do të rifillojë transportin në një arterje të rëndësishme jug-veri ndërmjet Kabulit dhe zonave veriore, të cilat preken më shumë nga klima dimërore në Afganistan.

Andrew Natsios, administrator i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, tha se kyçi për rindëritmin e ekonomisë së Afganistanit është bujqësia. Gjatë 6 muajve të fundit është shënuar një rritje e ndjeshme nga viti i kaluar, në prodhimin e grurit, ndoshta deri në 80 për qind. Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar në rritjen prodhimit me anë të programit të shpërndarjes së farërave si dhe përmes ndihmës me plehra kimike.

Siç u shpreh zoti Natsios, përmirësime duhen bërë në zonat fshatare, ku jeton mbi 80 për qind e popullsisë së Afganistanit. Kjo shtresë e popullsisë është ajo që do të sigurojë bazat për një ekonomi të qendrueshme, tha ai.

Presidenti George Bush e ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara do ta vazhdojnë këtë rrugë për të ndihmuar Afganistanin të zhvillohet sipas mënyrës së vet. Kultura e Afganistanit, theksoi presidenti Bush, është ndryshe nga e jona dhe ne duhet ta respektojmë atë.

XS
SM
MD
LG