Lidhje

Presidenti Bush në fushatë për kandidatët republikanë - 2002-11-01


Presidenti Bush po bën një turne politik pesëditësh në 17 qytete në kuadër të fushatës për kandidatët e Partisë së tij Republikane që do të përballen të martën me një garë të fortë në zgjedhjet kombëtare për në Kongres.

Rezultati i votimit do të përcaktojë se cila palë, demokratët apo republikanët, do të kenë kontrollin në Kongresin amerikan.

Partia Republikane aktuualisht kontrollon Dhomën e Përfaqësuesve dhe kërkon që të fitojë shumicën edhe në Senat, ku epërsia prej një vendi e demokratëve është vënë në rrezik, pas vdekjes javën e kaluar të senatorit liberal Paul Wellstone.//kk//

XS
SM
MD
LG