Lidhje

Human Rights Watch: autorët e sulmeve vetvrasëse, kriminelë lufte - 2002-11-01


Organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch i cilësoi palestinezët që kryejnë shpërthime vetëvrasëse si ”kriminelë lufte” dhe tha se Yasser Arafati dhe udhëheqja palestineze nuk kanë bërë sa duhet për të ndalur sulmet kundër civilëve izraelitë.

Në një njoftim të kësaj organizate amerikane, bërë publik të premten, thuhet se Autoriteti Palestinez është përgjegjës për sulmet vetëvrasëse sepse nuk ka arritur t’i ndjekë penalisht përgjegjësit.

Zyrtarët palestinezë e kritikuan ashpër raportin. Ata thonë se përgjegjësinë për gjithë dhunën e ka pushtimi i territorit palestinez nga ana e Izraelit. Human Rights Watch thotë se udhëheqësit e grupeve Hamas dhe Xhihadi Islamik duhet të përballen me akuza penale për përzierjen e grupeve të tyre në shpërthimet vetëvrasëse.//kk//

XS
SM
MD
LG