Lidhje

Itali: Zhvillohen hetime për  përgjegjësinë e vdekjes së  26 fëmijëve - 2002-11-02


Prokurorët italianë vizituan një shkollë fshati që u shëmb gjatë tërmetit shkatërrimtar të enjten, si pjesë e hetimeve për të përcaktuar përgjegjësinë për vdekjen e 26 fëmijëve. Prokurorët thonë se po bëjnë hetime rreth mundësisë së ngritjes së padisë për vrasje pa paramendim dhe pakujdesi lidhur me shëmbjen e shkollës në fshatin jugor të San Giuliano Di Puglia-s.

Në tragjedinë e shkollës humbi jetën edhe një mësues. Tërmeti shkaktoi edhe vdekjen e dy të rriturve të tjerë në fshat. Procesi hetimor u ndërmor në përgjigje të indinjatës së shprehur nga publiku rreth kësaj katastrofe dhe dyshimeve nëse ndërtesa 50 vjeçare e shkollës ishte ripartuar në mënyrë të përshtatëshme gjatë viteve të fundit.

Një gazetar i Zërit të Amerikës thotë se ndaj firmës ndërtuese apo administratës së arsimit mund të ngrihen padi. Por firmat vendase të ndërtimit thonë se hartat zyrtare, të paktën që nga viti 1996, tregojnë se autoritetet e dinin se zona ishte e pambrojtur nga tërmetet por nuk morën ndonjë masë.

Banorët e tronditur të fshatit do të marrin pjesë sot në një funeral masiv së bashku me presidentin italian. Shkolla ishte një nga pak ndërtesat në San Giuliano Di Puglia, që u shkatërruan nga tërmeti i të enjtës me magnitudë 5 presje 4 sipas shkallës Richter.//ic//

XS
SM
MD
LG