Lidhje

Në Turqi zhvillohen sot zgjedhjet për parlamentin e ri të vendit - 2002-11-02


Në Turqi, zgjedhësit votojnë sot për parlamentin e ri të vendit, votime që mund të sjellin në fuqi një parti që mendohet të ketë prirje islamiste. Anketat e opinionit tregojnë se Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit e ish Kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Recep Tayyip Erdogan, qendron në krye të garës. Kjo parti e ka origjinën nga një lëvizje islamiste e ndaluar.

Zoti Erdogan e ka hedhur poshtë etiketimin që i bëhet partisë së tij si islamiste, por ai shikohet me dyshim nga administrata laike e Turqisë. Një tjetër parti që ka qënë në krye gjatë fushatës është Partia Republikane e Popullit. Sondazhet e opinionit tregojnë se asnjëra nga të tri partitë në qeverinë e tanishme të Turqisë nuk do të fitojë 10 përqindëshin e votave të nevojshme për të marrë pjesë në parlament.//ic//

XS
SM
MD
LG