Lidhje

Itali: funeral masiv për 29 viktimat e tërmetit - 2002-11-03


Në një qytezë të Italisë së Jugut u zhvillua një funeral me pjesëmarrje të madhe për të 29 viktimat e tërmetit të javës së kaluar, i cili shkatërroi një shkollë duke shkaktuar vdekjen e një klase të tërë prej 26 nxënësish.

Presidenti italian, Karlo Axelio Çampi, dhe bashkëshortja morën pjesë në ceremoninë e zhvilluar të djelën në Shën Xhuliano të Puljes. 26 fëmijë dhe një mësuese humbën jetën në shkollë, e cila u shemb gjatë tërmetit të së enjtës. Dy banorë të tjerë të qytezës vdiqën gjithashtu për shkak të tërmetit.

Për të përcaktuar nëse ka vend për akuza penale lidhur me shembjen e shkollës, kanë filluar hetimet. //az//

XS
SM
MD
LG